
Xiaomi ka prezantuar zyrtarisht makinën e tij të parë elektrike gjatë një eventi në Pekin. Automjeti elektrik quhet SU7, megjithatë, bashkëthemeluesi i kompanisë Lei Jun nuk dha një datë të saktë për lançimin e makinës dhe nuk dha detaje për çmimin. Sipas deklaratave të Jun, SU7 do të ketë një motor të avancuar, ngarje me teknologji vetë-drejtuese dhe sisteme të menaxhimit të baterisë. SU7, një akronim për Speed Ultra do të jetë i pajisur me softuer dhe elektronikë nga Xiaomi.
Makina pritet të ketë një rreze ngarjeje prej 800 kilometra, bazuar në baterinë e saj.

Marka Xiaomi do të nxjerrë në treg makinën e saj të parë në vitin 2024 dhe një vit më herët, janë publikuar fotot e para nga ky mjet që do të quhet Xiaomi MS11. Makina e kompanisë kineze, që është shumë e njohur për prodhim celularësh, ka fenerë të ngjashme me ato të modeleve të fundit McLaren, por pika e fortë e makinës elektrike Xiaomi nuk do të jetë në dizajn, por në teknologji. Gjithashtu, çmimi i kësaj makine do të jetë i përballueshëm. Edhe pse jo zyrtarisht, zërat janë se do të kushtojë rreth 40 000 euro.
Huazuar nga Koha.mk
