Parashikimi i motit 29 Dhjetor 2023, temperatura deri në 18 gradë Celsius

Share

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë; Alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië me 1 -2 gradë C në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button