VIDEO / UEFA e “dashuruar” me talentin e Shqipërisë

Share

Ernest Muçi po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij deri tani. Talenti shqiptar është duke shkëlqyer me fanellën e Legias në Poloni me të cilët ka shënuar plot 9 gola e 2 asiste në 29 ndeshje.

Sulmuesi i Kombëtares ka tundur plot 5 herë rrjetën në rrugëtimin e Legias në Conference League këtë sezon, 3 në grupe përballë Aston Villas.

Faqja e UEFA Conference League në Instagram është dashuruar me ish-sulmuesin e Tiranës tëksa ka ndarë sërish një video të golit nën diçiturën: Muçi magjik. Supergol i 22-vjeçarit që është një shënjestër për shumë klube europiane në merkaton e janarit.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button