
Eno Nikulaj mbeti i vrarë nga të shtëna me armë gjatë mbrëmjes së sotme në Lezhë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ndaj tij është qëlluar disa herë duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Eno është nipi i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u vra në një atentat mafioz, të denjë për filma, prillin e këtij viti brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Policia zbardhi ngjarjen dhe doli në përfundimin se ai u ekzekutua për qëllime gjakmarrjeje.
Ndërkohë në korrik të këtij viti u ekzekutua në Lezhë Nikolin Lekstakaj, i afërm i porositësve të dyshuar të atentatit ndaj Nikulajt.
Ai nuk para dilte nga shtëpia, por një moment vrasësit e gjetën në derën e një marketi duke blerë diçka dhe e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.
Nuk dihet ende nëse vrasja e sotme ka lidhje apo jo me ngjarjet e mëparshme pasi gjithçka sapo ka ndodhur dhe detajet do të dalin në vijim nga policia. /albeu.com
