Unioni i Transportit Publik paralajmëron: Nga 31 gushti do të ketë më pak autobusë në qarkullim në Tiranë, kemi vështirësi financiare

Share

Duke filluar nga dita e hënë, mjetet e transportit publik në kryeqytet do të reduktohen. Ky njoftim është shpërndarë nga Unioni i Transportit Publik, sipas të cilëve, problemet financiare janë shkaku që detyroi operatorët e linjave urbane të marrin këtë vendim.

Sipas unionit, mungesa e mbështetjes e ka bërë të pamundur, që në kushtet aktuale të vazhdojnë punën me kapacitet të plotë.

Për pasojë janë të detyruar të marrin vendimin për të reduktuar mjetet e transportit publik.

Unioni i Transportit Publik kërkon që institucionet publike të ulen në bisedime me ta për të gjetur zgjidhje, që operatorët ti tejkalojnë vështirësitë financiare.


Huazuar nga Start News

Reklama
Back to top button