fbpx
Aktualitet dhe Lajme

9 vite më e madhe se futbollisti, kush është e dashura e përfolur e Kylian Mbappe (FOTO)

Share

Futbollisti i famshëm Kylian Mbappe, siç duket e ka gjetur personin e zemrës. Burime për “Page Six”, thonë  se futbollisti i Real Madridit është bashkë me modelen e njohur, Dani Grace Almeida, dhe së fundmi ata janë parë të përqafuar në Miami.

Mbappe realizoi ëndrrën e tij për të luajtur për ‘Los Blancos’, duke nënshkruar një kontratë në qershor dhe tani duket se kjo periudhë me fat në jetën e tij, mund të ketë prekur edhe sferën romantike vetëm disa muaj pasi u largua nga ‘Qyteti i Dashurisë’.

Pas eleminimit nga “Euro2024” dhe prezantimit në ‘Santiago Bernabeu’, Mbappe ka fluturuar drejt SHBA ku po pushon në Miami.

‘PageSix.com’, raporton se 25-vjeçari është takuar me Dani Grace Almeida dhe se dyshja u shoqëruan në Florida, duke shkuar në Lucky Strike për të luajtur bowling, darkuan në ‘Kiki on the River’ dhe e mbyllën natën në klubin e natës LIV.

Daniella Grace Almeida, është një modele dhe aktore me bazë në Miami. Si modele, ajo ka qenë anëtare e Wilhelmina Models, si dhe e Fifth Models.

Daniella ka lindur më 21 maj 1990 në Kaliforni dhe është 34-vjeç. Pra 9 vite më e madhe se Mbappe i cili është 25 vjeç.

Edhe pse është e paqartë se sa kohë ka dyshja me njëri-tjetrin, Almeida ndau një video në Instagram nga një prej ndeshjeve të Parisit Saint-Germain në prill.

Megjithatë, pas lajmit, vetë modelja ka reaguar duke thënë se “unë personalisht nuk dua të komentoj rreth statusit tonë këtë moment”.





Huazuar nga Albeu.com

Back to top button