Aktualitet dhe LajmeDiaspora DibraneHistori dhe TregimePërditshmëri

3 gjëra që ka mësuar një jabanxhi në Dibër

Share
Jovan Bardhin, ish Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH në
Dibër në vitet e monizmit e presin në vendlindje, në Pezë të
Tiranës:
– E çfarë fjalësh ke mësuar asaj Dibre nga ke luajtur, or Jovan?!
– Jovani u përgjigjet me çiltërsi e krenarisht: Atë që kam gjetur e mësuar në Dibër, nuk e kam gjetur e mësuar askund.
Po çfarë? – vijojnë pezakët.
– Po-u thotë Jovani:
1) Në Dibër një folte dhe 50 apo 100 qofshin dëgjonin në heshtje e respekt.
2) Vendin e mikut askush nuk e zinte, por ia ruanin si gjë të shenjtë.
3) Në Dibër ndahej e mira nga e keqja, se në dasmë ta jepnin kafen me sheqer, kurse në vdekje ta jepnin sade, të idhet.
Histori e huazuar nga librin i autorit dibran Mevlut Buci me titull: Alegoria e Dibrës Fillozofi e Shekujve
Back to top button