Aktualitet dhe Lajme

2 vjet pas martesës, Kourtney dhe Travis marrin vendimin e papritur

Share

Pas dy viteve martesë,  Kourtney dhe Travis  janë gati për të jetuar bashkë.

Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, Kourtney shpjegoi se u desh kohë që ajo dhe rokeri të merrnin vendimin.

“Travis dhe unë kemi marrë kohën që na duhej për të kuptuar nëse duhet të jetonim bashkë në një shtëpi, sepse fëmijët tanë duken shumë rehat në shtëpitë respektive dhe hapësirat e tyre,” tha ajo.

Por, Kourtney zbuloi se bashkë me Travis kanë ndërmend që të bëjnë një ndërrim shtëpish për momentin, deri në përfundimin e punimeve.

Duket sikur kemi krijuar një plan për momentin,” zbuloi Kardashian. “Ne do të shkojmë në shtëpinë e Travis, e cila është vetëm pak metra më larg dhe do të rindërtojmë shtëpinë time në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mund të jemi të gjithë bashkë dhe gati për të jetuar së bashku nën një çati me bebushin.”

Kourtney dhe Travis u bënë prindër të një djali në nëntorin e vitit të kaluar. Kourtnez ka tre fëmijë nga marrëdhënia e mëparshme me Scott Disick, ndërsa Barker ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e tij me Shanna Moakler.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button