Aktualitet dhe Lajme

14-vjeçari në luftë për jetën te Trauma pas dhunës, 15 të mitur në Korçë merren në pyetje

Share

Policia ka marrë në pyetje rreth 15 të mitur në lidhje me dhunën me sende të forta ndaj 14-vjeçari në Korçë, i cili aktualisht ndodhet te Trauma.

Duke qenëse grupi i të përfshirëve ka qenë i madh, ende nuk është përcaktuar përgjegjësia individuale penale për asnjë nga të shoqëruarit.

Marrja në pyetje e të miturve është bërë nën shoqërinë e prindërve dhe psikologes.

Për  veprat penale me pasojë plagosje dhe vrasje, përgjegjësia penale fillon që në moshën 14-vjeç, sipas kodit penal shqiptar.

Mësohet se ngjarja ka nisur fillimisht virtualisht duke u sharë dhe më pas ka përfunduar në konflikt fizik.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button