Aktualitet dhe Lajme

Zjarri një banesë në Berat, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Share

Një zjarr ka rënë rreth orës 16:00 të ditës së sotme në një banesë private në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Zjarri i rënë në këtë lagje është parë nga banorët përreth, të cilët kanë njoftuar zjarrëfikësit.

Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e zjarrëfikësve dhe policisë ka sjellë neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjeri në momentin e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës së shtetasit A.Merko.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button