Aktualitet dhe Lajme
Zjarr në parkingun e një pallati në Tranë, policia evakuon banorët

Një zjarr ka përfshirë parkingun e një pallati në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në rrugën “Gjik Kuqali” .
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin.