Aktualitet dhe Lajme
Zjarr në një azil për të moshuarit në Spanjë, humb jetën një person, plagosen 19 të tjerë

Një burrë 93-vjeçar ka vdekur dhe 19 persona të tjerë janë plagosur në një zjarr në një azil pleqsh në verilindje të Spanjës , thanë autoritetet të premten.
Zjarri filloi në një dhomë në katin përdhes, të premten në mbrëmje në azil pleqsh në Zaragoza, thanë shërbimet spanjolle të emergjencës. Burri i moshuar vdiq në vendngjarje, ndërsa të paktën 19 persona të tjerë u dërguan në spitale për shkak të thithjes së tymit, shtoi ai.
Shtëpia e pleqve strehonte 132 persona. Shërbimet e emergjencës dhe banorët vendas punuan së bashku për të evakuuar banorët, disa prej të cilëve u detyruan të zbrisnin nga dritaret, raportuan mediat lokale. Policia ka nisur një hetim për incidentin, me mediat që raportojnë një shpërthim të bombolës së oksigjenit.