Aktualitet dhe Lajme

Zjarr në Çukë të Sarandës/ Flakët përhapen me shpejtësi drejt Metoqit, ndërhyrje nga ajri me helikopter

Share

Një vatër e re zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë të Sarandës. Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt zonës malore të Metoqit për shkak të terrenit të thyer dhe erërave të forta në zonë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses si dhe efektivë të policisë, teksa po punohet për vënien në kontroll dhe shuarjen e flakëve. Në ndihmë të forcave të zjarrfikësve është vënë dhe një helikopter, i cili po kryen ndërhyrje nga ajri.

Deri më tani autoritetet nuk kanë raportuar për vënien në rrezik të banesave të ndodhura në zonë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button