Aktualitet dhe Lajme
Zjarr masiv pranë varrezave të fshatit, rrezikohen banesa dhe zonat përreth!

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën pranë varrezave në fshatin Hoshtimë të Vlorës.
Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar edhe zonat përreth.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për vendosjen nën kontroll të flakëve. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por situata mbetet në ndjekje.