Aktualitet dhe Lajme

Zjarr masiv në një ullishte në Elbasan, ndërhyrja e zjarrfikësve vështirësohet nga era dhe terreni

Share

Këtë të martë, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj në fshatin Balëz, në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur rreth orës 11:55 paradite dhe janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga erërat.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës ndodhen në terren, por ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur malor, temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Deri më tani nuk raportohet për rrezik për banesat, por flakët po vijojnë të përhapen në zonën me ullishte.

Terreni i vështirë malor, temperaturat e larta dhe erërat e vështirësojnë punën e zjarrfikëseve.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button