Aktualitet dhe Lajme
Zjarr i madh në masivin pyjor të Darëzezës, zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës.
Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtési duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht janë vënë nën kontroll bizneset që operojnë në zonë.