Aktualitet dhe LajmePërditshmëri
ZGJIDH E MERR

ZGJIDH E MERR
Dy vellezer në fshat vendosën të ndaheshin.
Sigurisht do te ndanin pasurine e krijuar dhe të trashëguar, menjëfjalë, tokën, shtëpinë, gjënë e gjallë dhe plaçkat e shtëpisë.
Si rregull zakoni ndarjen e bën daja se i ka të dy njëlloj, nipër. Por vëllezërit meqenëse kishin shkuar mirë vendosën të mos e mundonin dajën por të ndaheshin vetë.
Përsëri si rregull zakoni, vëllait të vogël i jepet e drejta të zgjedhë i pari. Deri tek ndarja e gjësë së gjallë, ndarja shkoi në rregull. Tek kafshët barrëmbajtëse diçka nuk ecte sipas planit të vëllait të madh. Përsëri propozoi vëllai i madh: “Dëgjo or vëlla, do të le të zgjedhësh. në daç të marr unë mushkën dhe ti merr gomarin, në daç merr ti gomarin e unë po marr mushkën”*.
* Në të dy rastet vëllait të vogël i propozohej gomari