Zgjedhjet/ Nesër afati i fundit për dorëzimin e listave, Rama mbledh Kryesinë, “vulos” ekipin me të cilin do të garojë PS më 11 maj

Nesër do të mblidhet kryesia e PS, ku do të “vuloset” edhe ekipi me të cilin kjo parti do të përfaqësohet në zgjedhjet e 11 majit.
Ora 00:00 është afati i fundit, ku Protokolli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të presë listat e kandidatëve të partive për Parlamentaret.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar takime me kabinetin dhe drejtuesit politikë, ku është diskutuar edhe lista paraprake e përgatitur nga këta të fundit.
Ende nuk është e qartë nëse kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e garës, pasi në mbledhjen e grupit të zhvilluar ditën e djeshme ai la të hapur mundësinë që edhe mund të mos jetë pjesë e listave.
Sipas Ramës, listat do të jenë një ndërthurje e eksperiencës të të “vjetërve’ dhe energjisë të të rinjtë që do të çoje në krijimin e një ekipi fitues për PS më 11 maj.