Zgjedhjet/ Fatmir Xhafaj: Në mandatin e ardhshëm duhet të çojmë deri në fund konsolidimin e reformës në drejtësi

Ditën e sotme, kandidati socialist për deputet në listë të hapur për qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj, foli sot në studion e News 24 për ditët e fundit të fushatës elektorale, teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë.
Xhafaj tha se ditët e fundit të fushatës elektorale, mbartin në vetvete një stres të jashtëzakonshëm për shkak të takimeve dhe angazhimeve të shtuara në fushatë.
Ai tha se programi i PS për mandatin e ardhshëm është i gjerë, teksa shpalosi disa nga pikat në të cilat ai vetë do të fokusohet gjatë mandatit të ardhshëm. Një ndër to është konsolidimi i reformës në drejtësi.
“Konsolidimi i reformës në drejtësi jo thjesht vazhdimi, si betejë që duhet çuar deri në fund. Vazhdimin e projektit parlamentar për thellimin e reformave për një qeverisje më të mirë. Luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”, tha kandidati socialist.
Fatmir Xhafaj: Këto nuk janë më ditë, janë me orë me minuta dhe kam një stres të jashtëzakonshëm, sepse është një dhimbje koke vërtetë e jashtëzkaonshme për arsye se nuk arrin dot të takosh, sepse ke shumë kërkesa për takime , komunikime etj etj dhe ke të pamundur ti plotësosh të gjitha kërkesat dhe gjithmonë rri me atë stresin, që po me ngeli dhe kjo se bëra.
Besoj që politika dhe njerëzit në politkë nuk duhen konisderuar në xhaketa të reja, e xhaketa të vjetra.
Është shumë e rëndësishme që të ndërthuren eksperiencat, moshat dhe gjeneratat, sepse kjo është e rëndësishme edhe për të transmetuar përvojën por dhe për të marrë energji të reja që gjithashtu i bëjnë mirë opozitës.
Në këtë mandat unë kam prezantuar para qytetarëve disa pika në të cilat unë angazhohem dhe do t’i konsideroj si kauza të aktivitetit tim politik përballë tyre.
Unë në mandatin e mëparshëm kisha 3 çështje, që i mbajta në katër vite në faqen time zyrtare, që secili t’i shihte dhe të ballafaqonte mua me ato. Më vlerësoni për këtë që kam bërë.
Pastaj nxora temat ku do të fokusohem unë në mandatin e ardhshëm. Në ato pika reflektoj disa interesa konkrete të grupeve të caktuara shoqërore dhe unë kam pesë pika.
3 pikat që kisha, ishte vazhdimi i reformës në drejtësi, e dyta ishte çështjet që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe së treti çështjet që lidhen me gjeneratën e re brenda PS.
Pesë pikat për mandatin e ardhshëm janë: Konsolidimi i reformës në drejtësi jo thjesht vazhdimi, si betejë që duhet çuar deri në fund.
Vazhdimin e projektit parlamentar për thellimin e reformave për një qeverisje më të mirë. Luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.