Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet e 11 majit/ Vullnet Sinaj, kandidati i Erion Veliajt në Vlorë, skenarë për trafikim vote

Share

Fushata elektorale po shkon drejt javëve të fundit dhe pritet që beteja midis kandidatëve, sidomos atyre në listat e hapura, të thellohet.

Përtej përplasjeve brenda llojit dhe debateve me opozitën, ka dhe deputetë të cilët po trafikojnë votën e tyre, duke përfituar nga marrëdhëniet që kanë në rrethe të ndryshme.

Një nga rastet më klasike është ai i deputetit Vullnet Sinaj, i cili dikur deklaroi se do të largohej nga politika, më pas tashmë ka hyrë në garë, CNA ka mundur të investigojë dhe zbulojë lidhje të forta se si Vullnet Sinaj, nëpërmjet strukturave të ndryshme, bizneseve që ka në dispozicion, por dhe marrëdhënieve, siç e ka raportuar CNA, direkte, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit, po tenton të bëjë shkëmbim votash.

Në Tiranë, Vullnet Sinaj, ka dhënë orientime për të votuar Fatmir Xhafajn, pra deputetin e dalë nga drejtorët e dosjes “5D”. Pra, nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Erion Veliajt, në vitin 2021.

Tani në vitin 2025, Xhafaj ka gjetur një tjetër skemë. Orienton njerëzit e tij në Vlorë, votoni Vullnet Sinajn dhe Vullnet Sinaj nga ana tjetër, i jep votat Fatmir Xhafajt në Tiranë.

Duket si një lojë e thjeshtë politike, midis dy kolegësh, por në fakt nuk është e tillë. CNA, ka mundur të investigojë se po bëhet një betejë e fortë nga burgu i Durrësit, për të orientuar votën, pra Erion Veliaj, është përfshirë në një aksion politik.

Gjithashtu, deputeti i drejtorëve të dosjes “5D”, Fatmir Xhafaj, është jo vetëm në listën e hapur në Tiranë, por kërkoi që me influencën e tij të “trafikojë” vota në qarqe të ndryshme, duke përfshirë kandidatë të Partisë Socialiste, “unë të jap 5 apo 10 votat e mia që kam në Pogradec, Vlorë a gjetkë dhe ti më jep mua ato në Tiranë”.

E njëjta skemë po përdoret me Vullnet Sinaj, ku jo vetëm Fatmir Xhafaj, por dhe familjarë të tij, po kërkojnë votën për Vullnet Sinajn në Vlorë, me kthimin e votës, duke votuar njerëzit e Xhafajt për Vullnetin në Vlorë. Njerëzit e Vullnetit, përfshirë këtu struktura të biznesit etj., të votojnë për Fatmir Xhafajn.

Skema është e qartë dhe ashtu siç CNA raportoi, që “Latifi” i Erion Veliajt, po kërkon të zgjidhet deputet duke bërë pazare dhe trafikim vote, nga një qark në një qark tjetër.

Megjithëse muaj më parë deklaronte se do të tërhiqej nga politika, tani jo vetëm ka hyrë në listë, por kthehet në “Latifin” e Erion Veliajt, në një bashkëpunim që nuk është vetëm nëpërmjet Fatmir Xhafajt, por edhe nëpërmjet vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Ky i fundit, është njeriu që shpërndan paratë në media për deputetin socialist dhe nëpërmjet reklamave ashtu siç CNA e ka thënë shpesh, politika kap median dhe e shfrytëzon atë për propagandën e saj.

CNA, do të sjellë të tjera detaje dhe fakte se si persona të caktuar janë përfshirë në këtë fushatë, familjarë, të afërmit e Fatmir Xhafajt, individë me të shkuar kriminale, të cilët kërkojnë votën në Vlorë për llogari të Vullnet Sinajt dhe ky i fundit më pas e kthen respektin dhe nderin e votës që merr në Vlorë, duke votuar Fatmir Xhafajn në Tiranë.

Bashkimi i të dy kandidatëve është Erion Veliaj që ndodhet në burgun e Durrësit, por dhe një skemë, e cila përtej faktit që duket interesante është një skandal brenda socialistëve sepse tregon një ndarje të madhe dhe një betejë të ashpër brenda llojit, duke krijuar intriga, thika pas shpine dhe skema apo skenarë për të goditur një koleg apo një tjetër, përfshirë këtu edhe sulme në media që paguhen nga Vullnet Sinaj apo janë paguar nga inceneratorët, nga dosja “5D” e kështu me radhë./ Burimi: CNA.al




Huazuar nga albeu.com

Back to top button