Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Vota këtë vit ka rëndësi gjeostrategjike, në një botë që po lëkundet në aspektin e sigurisë

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, e ka nisur sërish serinë “Sy M’sy”, ku u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale.
“Më 15 maj një darkë pune me mua dhe liderët e tjerë të rajonit. Më 15 mirëpresim liderët e BE dhe më 16 vijnë këtu liderët e kontinentit me përjashtim të Rusisë. Kjo është Shqipëria e sotshme, ndaj është e rëndësishme që çdo shqiptar të kuptojë se më 11 maj Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës e të djathtës, përtej partive, sepse çdo shqiptar duhet të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociatave me BE dhe për të mos krijuar në sytë e tyre asnjë dyshim se në Shqipëri ka mjegull dhe një shumicë solide.
Hera e parë në historinë e këtij procesi kur fjalët përputhen me vullnetin për përfshirjen e Shqipërisë në BE. Vota këtë vit ka një peshë gjeopolitike në një botë që po lëkundet në aspektin e sigurisë.
Kur të gjithë po flasin për kërcënime e rreziqe ne na duhet qëndrueshmëri, lideship dhe unitet. Moment ekzistencial për Europën dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Rama.