Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh kandidatët e Tiranës: Nuk duhet ta humbasim trenin e BE-së

Kryeministri Edi Rama, po mban një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.
“Kemi një skuadër që sot i jep të gjithëve mundësi të zgjedhin. Ndryshe nga herët e tjera kemi një karakteristikë të rem të shumëpritur për mua personalisht, që në skuadrën e 11 majit kemi në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë kanë parë se sa pa lidhje dhe sa e kotë është të besosh se mund të bijë diçka e mirë për vendin e njerëzit duke dalë për të kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh.
Është e mirëpritur sepse besoj se PS është më e gjerë se perimetri i anëtarësisë dhe është shumë më e gjerë se shumëkush brenda nesh e percepton duke harruar që në fund të ditës ne jemi këtu mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve që me votën e diasporës mund të shkojnë në 1 mln.
E pamundur të mos përpiqemi që këtë forcë t’ua vëmë në dispozicion të gjithëve pavarësisht dallimeve.
Nuk ka pasur zgjedhje të tjera me një peshë gjeopolitike si kjo. Për herë të parë mundësia e hyrjes së Shqipërinsë në BE është reale dhe e prekshme. Është hapur një dritare që nuk do të qendrojë e hapur përgjithmonë. Treni i historisë kalon para nesh dhe ne duhet të jkemi të vetëdijshëm që ndalon shumë pak në stacion”, tha ai.