Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet e 11 Majit, miratohen listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore, mes tyre PS, PSD dhe disa koalicione

Share

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë për shtatë subjekte zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Sipas raportimeve, KQZ ka miratuar listat me 186 kandidatë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, listat e PSD-së së Tom Doshit, “Partinë Mundësia” të Agron Shehajt.

Gjithashtu janë miratuar nga KQZ listat e Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, listat e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Lapajt e Shabanit, listat e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” mes Alibeajt e Shehit si edhe listat e subjektit “Aleanca Demokracia e Re”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button