Aktualitet dhe Lajme
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Sot, më 11 maj 2025, Shqipëria i drejtohet kutive të votimit, për të zgjedhur Parlamentin e ri.
Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar të drejtën e tij të votës.
Ai ka votuar në qendrën e votimit pranë shkollës “Kosova” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha.
Berisha është një nga liderët kryesorë të Partive politike që ka marrë pjesë në votim gjatë paradites, në një proces që do të përcaktojë përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Shqipërisë.