Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon videomesazhin: U ktheva jo si politikan, por si misionar, për sa kohë të më japë Zoti forcë, do të luftoj

Share

Këtë të mërkurë, përmes një videomesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryatar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare për zgjedhjen e Kryeministrit të vendit, shprehet se nuk është kthyer si politikan, por si misionar, duke theksuar se përsa kohë që Zoti t’i japë forcë dhe frymë, do të luftojë për kombin e tij.

Gjithashtu, kryedemokrati u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 11 Maj “të ndalim të keqen”, duke i ftuar që të bashkohen të dielën për të votuar, sipas tij, ndryshimin që Shqipëria të bëhet madhështore.

“Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!

Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore””, shkruan Sali Berisha.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button