Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton kandidatët në Librazhd dhe Prrenjas: Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Librazhd ku po prezanton kandidatët e Aleancën për Shqipërinë Madhështore, për zgjedhjet e 11 majit.
“Shkojmë më 11 maj në zgjedhje të sigurt për një fitore të thellë ku qytetarët votojnë për veten e tyre, familjen e tyre dhe të ardhmen e të gjithë Shqipërisë.
Zotohem para jush se me programin tonë do të rikthejmë paratë qytetarëve shqiptarë dhe çdo pensionist në këtë rreth, në këtë qark dhe në Shqipëri në 100 ditët e para nuk do të ketë kurrë një pension nën 200 euro, do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh i cili përmirëson gjendjen e 560 mijë pensionistëve. Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme Nuk ka shqiptarë që nuk do të ketë nën 6.3 euro në ditë”, shprehet Berisha.