Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha mbledh sot në seli drejtuesit politikë dhe krerët e degëve, zbardhet porosia që do t’u lërë strukturave

Share

Ditën e sotme në orën 18:30, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbledh në seli drejtuesit politikë të PD dhe krerët e degëve.

Gazetari Osman Stafa, raporton se në takimin e sotëm pritet të diskutohet strategjia elektorale e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Ditët e fundit Berisha ka shpalosur disa nga pjesë të programit, ndërkohë që mësohet që porosia që kryedemokrati do t’u lërë krerëve të degëve dhe drejtuesve politikë, është sqarimi “derë më derë” i programi për qytetarët.

Ndërkohë në 11 prill, pritet që zyrtarisht Aleanca për Shqipërinë Madhështore të hapë fushatën në sheshin Nënë Tereza.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button