Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet 2025/ Mbyllet zyrtarisht orari i votimit

Share

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Mbyllet zyrtarisht orari i votimit. Policia do të marrë në ruajtje objektet ku do të numërohen votat

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas orës 19:00 shërbimet e policisë së shtetit do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

Policia e shtetit ka njoftuar se për procesin zgjedhor janë angazhuar mbi 5 mijë efektivë policie. Nga ana e policisë janë vendosur të gjitha pikat e kontaktit për komisionerët e qendrave të votimit, koordinatorët KZAZ-të apo KQZ-ja në rast se kanë kërkesa për ndërhyrjen e policisë.

Në bashkëpunim me OSCE-në, KQZ-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, janë trajnuar 6838 punonjës police me uniformë, si dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët u angazhuan për hetimin e krimeve zgjedhore.

18:25 – Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 18:00 kalon mbi 40 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në votime të qytetarëve deri në orën 18:00.

Bëhet me dije se deri në orën 18:00, kanë marrë pjesë në zgjedhje 40.9 përqind e qytetarëve.

Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.47 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.26 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 45.26 përqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.65 përqind.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button