Zbardhet plagosja e Emiljano Palokës në Velipojë, autori kishte thyer “arrestin shtëpiak”, shpallet në kërkim

Share

Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e 27-vjeçari Emiljano Paloka në Velipojë, më 2 prill. Ngjarja ndodhi  rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  në Velipojë. Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes. Bëhet fjalë për shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Ndërkohë Emiljano Paloka vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button