Aktualitet dhe Lajme

Zbardhet ngjarja e rëndë kriminale/ Ekzekutuan një person, tjetër urdhër-arrest për kreun e bandës së ‘Avdylajve’ dhe nipin e tij

Share

SPAK ka zbardhur një vepër të rëndë kriminale, ndërsa zbarkoi sot në Durrës. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24, se SPAK ka lëshuar një urdhër-arrest të ri për Astrit Avdylin, kreun e bandës së “Avdylajve”, i cili ndodhet në burg. Po ashtu, urdhër-arrest i ri është dhënë dhe për nipin e tij, Aldo Avdyli, që dyshohet se ka qenë ekzekutori në këtë ngjarje kriminale, ndërsa nuk bëhet i ditur ende identiteti i personit që është ekzekutuar, ngjarje që ka ndodhur në Durrës.

Aktualisht, hetuesit e BKH-së janë duke ushtruar kontrolle në zonën e Durrësit, aty ku kanë banesën dhe zhvillojnë veprimtarinë këta persona të krimit. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe po ushtrohen dhe në zonën ku jeton ‘Rrumi’, por dhe në banesën e tij.


Start News

Reklama
Back to top button