Aktualitet dhe Lajme

Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe

Share

Zbardhen të tjera detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja. Mësohet se organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikim e drogës dhe armëve.

Nga komunikimet mes anëtarëve të grupit zbulohen edhe metodat e transportit të armëve. Armët me silenciator vendoseshin në kanaçe ndërsa armët më të sofistikuara ruheshin në qese me vakuum.

Sakaq, disa armë çmontoheshin dhe futeshin në kuti metalike për transport. “Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”- thuhet ndër të tjera në përgjimet e SKY ECC.

Sipas SPAK, Ervis Çela dhe Franc Çopja janë kokat e grupit kriminal ndërsa dyshohet se kanë trafikuar tonelata kokaine nga Paraguai drejt Evropës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button