Aktualitet dhe Lajme

Vuçiçit i ndalohet fluturimi drejt Moskës, media serbe: Lituania dhe Letonia mbyllin hapësirën ajrore

Share

Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas medias serbe “Novosati”.

Vuçiç planifikonte të udhëtonte për në Moskë, edhe pse Rusia që nga viti 2022 po synon pushtimin e Ukrainës dhe për këtë arsye është nën sanksione perëndimore.

Sipas medias serbe autoritetet lituaneze këtë vendim e kanë cilësuar “me ndjeshmëri politike për shkak të qëllimit të fluturimit”.

Yuri Ushakov, ndihmësi i udhëheqësit rus, tha sot se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç më 9 maj.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button