Aktualitet dhe Lajme

Vritet në Iran udhëheqësi politik i Hamasit

Share

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh,  u vra dje në Teheran, kryeqyteti i Iranit, ku kishte shkuar për betimin e presidentit të ri të vendit, Massoud Pezheskian.

Hamasi ka njoftuar vdekjen e udhëheqësit Ismail Haniyeh, i cili u vra në rezidencën e tij në Teheran në një bastisje nga Izraeli.

Grupi palestinez që kontrollon Gazën, tha se Haniyeh “u vra në një sulm të pabesë sionist”, shkruan BBC.

Izraeli ende nuk është përgjigjur apo ka lëshuar një deklaratë.

Haniyeh kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian, Masoud Pezeshkian të martën.

Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas vajton për popullin tonë të madh palestinez, për kombin arab dhe islamik dhe për të gjithë njerëzit e lirë të botës”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e Hamasit.

Shumica e liderëve të Hamasit, mbajnë një profil të ulët publik, ndërsa të tjerë kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre duke iu shmangur tentativave për vrasje nga Izraeli.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button