Aktualitet dhe Lajme

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë

Share

Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes së bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e rëndë që ndodhi në qytetin e Volosit, para syve të fëmijëve të tyre.

Pas krimit, ai arriti t’i shpëtonte policisë për mbi 30 orë, duke u fshehur në një parcelë me shkurre vetëm 200 metra larg banesës së familjes.

Arrestimi u bë pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, falë një telefonate nga një banor që kishte vënë re lëvizjet e tij.

Nakoleci u kap pa bërë rezistencë dhe, sapo iu vunë prangat, tha përpara oficerëve: “Më tradhtonte. Çfarë duhej të bëja ndryshe”?

Sipas hetimeve, 40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten, Marjola Nakoleci, dy herë: njëherë në qafë dhe më pas në shpinë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, ndihmuan policinë të rindërtonte itinerarin e tij pas ngjarjes dhe të zbulonte vendstrehimin.

Autoritetet greke bënë me dije se Nakoleci nuk kishte precedentë për dhunë në familje, por në të kaluarën kishte qenë i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët.

Po ashtu, më 28 qershor 2025, me urdhër të prokurorisë, ai ishte dërguar për ekzaminim dhe trajtim në një klinikë psikiatrike.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button