Aktualitet dhe Lajme

Vrasja e 57-vjeçarit Pjetër Kaza në Lezhë/ Policia identifikon autorin, shoqëron në komisariat 10 persona, ja çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë

Share

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën, pas vrasjes së 57-vjeçarit Pjetër Kaza, në fshatin Tale.

Policia ka shoqëruar disa persona, përfshirë familjarë dhe të afërm të fisit Gjini, të cilët janë në hasmëri me familjen Kaza.

Megjithëse dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetimin, dhe të shoqëruarit janë liruar më pas.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe dyshohet se autori i atentatit është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera), ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit P. K., në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës, për të hyrë në banesë. Si pasojë e dëmtimeve, 57-vjeçari P. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake, ekzistojnë dyshime se ekzekutori ka qëndruar për më shumë se një orë në afërsi të oborrit, duke pritur kthimin e viktimës në banesë.

Pjetër Kaza u qëllua për vdekje brenda makinës në oborrin e shtëpisë së tij sapo u kthye nga puna në minierën e Spaçit.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e gjakmarrjes, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe konfliktet personale që mund të kenë ndodhur më parë.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button