Aktualitet dhe Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit/ Sot seanca paraprake ndaj autorit Mario Përlleshaj, prindërit e Martin Canit mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës

Share

Ditën e sotme, po mbahet seanca paraprake për të Mario Përlleshin, i cili akuzohet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, Luis Meçe.

Mario Përlleshi, është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.

Krimi ka ndodhur vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë.

Ndërkohë, ambientet e Gjykatës së Tiranës sapo kanë mbërritur prindërit e Martin Canit, ndërsa kujtojmë se seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button