Vota e diasporës/ Mbi 123 mijë shqiptarë kanë aplikuar për regjistrim që prej 11 janarit
123,244 shqiptarë kanë bërë kërkesë për regjistrim në Platformën Elektronike për Regjistrimin (PER) e votuesve nga jashtë, që prej datës 11 janar 2025.
Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, janë 120,510 kërkesa të miratuara deri tani, teksa 75,932 janë refuzuar.
Shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit mund të aplikojnë sërish për të votuar nga aty ku jetojnë me postë.
Shumica e aplikimeve vijojnë të jetë nga meshkujt, moshat e reja, ndërsa sa i përket vendeve ku jetojnë personat që kanë aplikuar, në krye vijon të mbetet Italia.
KQZ fton qytetarët që të shkarkojnë aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose të vizitojnë www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.