Aktualitet dhe Lajme

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

Share

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka dal pasditen e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë më tepër informacione lidhur me numërimin e votave në vend.

Po ashtu, Celibashi u ndal edhe te numërimi i votave të diasporës, duke cituar se lodhja e numëruesve ka sjellë vonesë në përfundimin e këtij procesi.

Celibashi u bëri thirrje forcave politike, që të ndryshojnë grupet e numëruesve.

“Ritmet janë të ulëta për shkak të performancës së grupeve të numërimit, janë të lodhur, ka prej tyre që janë 48 orë non stop. Meriton të merret në konsideratë thirrja për partitë për ndyshimin e grupeve. Është e pamundur ta përballojnë”, tha ai.

Kryetari i KQZ u shpreh se rezultati për votën e diasporës pritet të mësohet brenda kësaj jave.

“Brenda javës besoj do e përfundojmë, varet shumë se si partitë politike, që kanë të angazhuar njerëz do të organizojnë njerëz në këtë proces”, theksoi Celibashi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button