Aktualitet dhe Lajme

Vota e diasporës/ Celibashi përditëson të dhënat: Janë dërguar mbi 90 mijë fletë votimi, sot nis shpërndarja për Tiranën, Korçën dhe Lezhën

Share

Këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se ka nisur procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët shqiptarë, të cilët për herë të parë do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare nga vendet ku jetojnë.

Celibashi bëri me dije se deri tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe, që përfaqësojnë mbi 30% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar jashtë Shqipërisë.

“Kemi nisur sot përgatitjet për dërgimin e fletëve të votimit për votuesit në qarkun Korçë dhe Lezhë, ndërsa në pjesën e dytë të ditës nisim edhe për qarkun Tiranë”, – tha Celibashi.

Sipas tij, Italia, Greqia dhe Gjermania, janë tre vendet ku është realizuar shpërndarja më e madhe e zarfeve deri tani, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këto shtete.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button