“Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë”, Berisha: Procesi zgjedhor, grabitja më e madhe! Rama shpërndau 70 milionë euro dhurata për pensionistët

Për kreun e PD Sali Berisha procesi zgjedhor ishte një masakër elektorale dhe grabitja më e madhe në 33 vite pluralizëm politik.
Para drejtuesve politikë, Berisha tha se vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë.
“Në këto zgjedhje, u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme sesa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre vota në krim. Pra rrethi vicioz i krijuar në këtë narko shtet që krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim, pati në këto zgjedhje propocione të paparë ndonjëherë më parë”, tha kryedemokrati.
Berisha: Në kushtet më të vështira votuan si qytetarë të lirë për vlerat, idealet që besonin. Votuan kundër një regjimi që në traditën më anti demokratike dhe anti kombëtare ka shndërruar krimin në faktor elektoral, krimin në votë dhe votën në krim.
Një mirënjohje për të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit që përballen prej tre ditësh me presione të ndryshme dhe mbrojnë me integritet votën e qytetarëve.
Një falënderim për strukturat të angazhuar në këtë proces që pati si rezultat final, grabitjen dhe plaçkitjen me të madhe të votës në historinë 33 vjecare të pluralizimit politik shqiptar.
Në këto zgjedhje, u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme sesa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre vota në krim. Pra rrethi vicioz i krijuar në këtë narko shtet që krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim, pati në këto zgjedhje propocione të paparë ndonjëherë më parë.
Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet më 11 maj, nuk e bëri këtë fshehtas, ai e bëri publikisht duke përdorur për këtë qëllim potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie. Ai shpërndau dhuratë për votë 70 mln euro, 716 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48% të votuesve në Shqipëri. Kjo është shkelja publike më e rëndë, më e paprecedente. Cilido që përpiqet të na bindë apo të na kundërshtojë ne se ky nuk është një megakrim elektoral, një blerje e hapur publike e hapur e votës, ose është bashkëpunëtor në këto para krimi, paguhet me këto para krimi që paguhet vota, ose nuk ka abc më elementare të parimeve të zgjedhjeve të barabarta dhe të drejta.