Aktualitet dhe Lajme

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Dëshmoni se synoni vërtet anëtarësimin në BE

Share

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim në rrjetet sociale, Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme në Bashkimin Europian, thotë se dëshiron që të shohë progres në rrugën e Serbisë drejt unionit.

Por për këtë është e rëndësishme që udhëheqësit politikë të zbatojnë reformat e nevojshme dhe të sqarojnë drejtimin strategjik të vendit, teksa vetëm pak ditë më parë kreu i shtetit serb mori pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Moskë.

“Ky përparim arrihet më së miri duke rikthyer besimin e qytetarëve dhe duke qëndruar besnik ndaj parimeve demokratike”, tha Kallas në “X”.

Diplomatja europiane e nisi vizitën që të mërkurën në Beograd, ku u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në fokus të diskutimeve ishte edhe dialogu me Prishtinën.

Në një reagim, Vuçiç tha se Serbia është e angazhuar për një dialog konstruktiv nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian, por krijimi i Asociacionit mbetet kusht.

“I kujtova se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është vetëm një detyrim i dakorduar, por edhe një kusht paraprak për përparim të mëtejshëm në dialogun dhe çdo normalizim të marrëdhënieve,” shkroi Presidenti i Serbisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë para nisjes në Kosovë, ku do të zhvillojë po ashtu një vizitë, Kallas në një tjetër reagim tha se “dialogu Prishtinë-Beograd është domosdoshmëri për të ecur përpara”. Sipas saj, koha për t’u “riangazhuar” në këtë proces është tani




Huazuar nga albeu.com

Back to top button