Aktualitet dhe Lajme

Vijon shqyrtimi paraprak i dosjes “Partizani” në Gjykatën e Posaçme

Share

Gjykata e Posaçme vijon sot shqyrtimin paraprak të dosjes “Partizani”,  për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të pandehurit e tjerë të dosjes “Partizani”.

Në seancën e sotme, do të vijojnë sërish të paraqesin kundërshtitë e tyre avokatët e Jamambër Malltezit.

Më herët, gjykata është njohur me pretendimet e avokatëve të Berishës, ndërsa në përfundim të fjalës së avokatëve të Malltezit do të dëgjohen avokatët e të pandehurve të tjerë. Më pas, do të vijohet me mbrojtjen e Fatmir Bektashit, Xhimi Begesë dhe Andia Pustinës.

Për shkak të volumit të materialeve të avokatëve, në dy herët e fundit seanca ka zgjatur deri në përfundim të orarit zyrtar të punës në gjykatë. Të pandehurit Berisha dhe Malltezi nuk janë paraqitur në seancë, ku po përfaqësohen nga avokatët e tyre.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button