VIDEOLAJM- Maduro me pranga në duar, por shfaqet i qetë në zyrat e DEA-s, përshëndet agjentët amerikanë dhe i uron Vitin e Ri

Share

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka mbërritur të dielën në Nju Jork, pasi u kap nga forcat amerikane gjatë një operacioni të zhvilluar në bazën e tij ushtarake në Karakas.

Sipas mediave amerikane, Maduro u shoqërua me pranga në duar drejt selisë së Agjencisë Amerikane kundër Drogës (DEA) në Manhattan, ku u dorëzua zyrtarisht autoriteteve federale.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale e tregojnë liderin venezuelian teksa futet në ambientet e DEA-s i shoqëruar nga dy agjentë.

Në video, Maduro shihet i qetë dhe duke buzëqeshur, ndërsa u drejtohet agjentëve që e shoqëronin me përshëndetjen: “Mirëmbrëma, Gëzuar Vitin e Ri”.




starnews.al

Reklama
Back to top button