VIDEO/ U harruari i Silvinjos bën mrekullinë me skuadrën e tij dhe shpallet kampion i Kroacisë

Lindon Selahi është shpallur kampion i Kroacisë me Rijekën. 26-vjeçari që u kthye në lider te mesfusha e skuadrës këtë sezon, ishte pjesë e triumfit historik.
Rijeka bëri mrekullinë duke i surprizuar të gjithë dhe duke shtuar trofeun e dytë kampion në historinë e klubit. Me pikë të barabarta e mbylli Dinamo Zagreb. Dhe pse të dyja ekipet, bashkë me Hajduk Split, fituan ndeshjet e javës së fundit, sërish fati i buzëqeshi Rijekës.
Fitorja e skuadrës ku luan Selahi fitoi me golat e Jankoviç dhe Fruk. Ky i fundit i shënoi Slaven Belupos nga një distancë rreth 40 metra, gol që solli dhe qetësinë. Rijeka e fitoi titullin vetëm për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte.
Selahi ndërkohë nuk merr ftesë nga Silvinjo prej marsit të vitit 2023. Asokohe qëndronte në stol, ndërsa Shqipëria nisi fushatën e kualifikueseve të Europianit me humbje ndaj Polonisë(1-0).
Goli i qetësisë për titullin kampion: (VIDEO)