Aktualitet dhe Lajme

Video/ Shqipëria, e para që mbërrin në Gjermani për “Euro 2024”: kuqezinjtë surprizohen në Dusseldorf

Share

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Graz i Austrisë drejt Dusseldorf, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në Gjermani. Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike.

Ambadadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të lartë të aeroportit por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në Dusseldorf, mirëpritën të parët Kombëtaren shqiptare duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në Kampionatin Europian.

Menjëherë më pas Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Dortmundit ku do të akomodohet në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau. Ndeshja e parë e kuqezinjve në kampionatin Europian është në 15 qershor kundër Italisë. Deri atëherë Sylvinho do të ketë mundësinë të perfeksionojë strategjinë e tij pë tu përballur me kampionët e Europës.





Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button