
Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë biskotash në Trikala të Greqisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm. Sipas mediave greke, pesë gra ndodheshin në vendin e shpërthimit.
Tre janë gjetur të vdekura, ndërsa dy të tjerat rezultojnë të zhdukura. Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital. Të gjithë të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas shpërthimit, një pjesë e çatisë u shemb, ndërsa e gjithë fabrika u përfshi menjëherë nga flakët. Arsyet e shpërthimit ende nuk bëhen të ditura.
starnews.al
Reklama