Aktualitet dhe Lajme

Video/ Real Madrid nuk toleron, Uzuni bie nga kategoria: poker Blancos ndaj Granada

Share

Një tjetër verdikt mbërrin në La Liga: Granada dhe Myrto Uzuni zbresin në Segunda Division. Fitorja 1-0 e Mallorca ndaj Las Palmas e shënuar nga Gonzalez ishte vendimtare. Më pas në fushë e dyta nga fundi në renditje humbi 4-0 kundër Real Madrid. Brahim Diaz dhe golat e Güler dhe Garcia vendosën ndeshjen. Ndeshje e çmendur në Estadio de la Ceramica: Villarreal mposhti Sevilla 3-2 me një dygolësh të Sorloth, nuk mjaftuan për andaluzianët dy golat e En-Nesyri.

GRANADA-REAL MADRID 0-4

Rrugëtimi i Real Madrid drejt finales së Champions League ka nisur bindshëm. Blancos mposhtën 4-0 Granada, që zbriti në fushë e rënë nga kategoria pas suksesit të marrë nga Mallorca. Skuadra e teknikut Ancelotti e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0 me dy gola në 9 minuta. Në minutën e 38′ Garcia i dha epërsinë Blancos, ndërsa para pauzës autori i golit të 1-0 mori rolin e asistuesit dhe i dha Arda Güler mundësinë të shënonte golin e dytë.

Lexo më tejVideo/ Dy gola në tre minuta, Joselu përmbys Bayern në shtesë: Real Madrid në finalen e Champions

Në pjesën e dytë, megjithatë, Brahim Diaz u ekzaltua. Goli i parë i tij është një përshpejtim i bujshëm në mesfushë, i përfunduar me një goditje me të djathtën drejt shtyllës së afërt. Ndërsa pokeri erdhi me një gjest prej sulmuesi tipik: me të majtën me shpinë nga porta, pas një asisti nga e djathta e Modric. Kështu mbyllet 4-0 dhe Real Madrid vazhdon të marrë rezultate dhe pikë ndërsa pret finalen e Champions League me Dortmund më 1 qershor. Nga ana tjetër, Granada ishte e dënuar edhe para se të dilte në fushë. Uzuni e të tjerët do të luajnë tre ndeshjet e fundit në La Liga, më pas do të rifillojë nga kampionati spanjoll i kadetëve.

LaLiga Spain

Mallorca 1-0 Las Palmas
Villarreal 3-2 Sevilla
Granada 0-4 Real Madrid



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button