
E kthyer në një kantier ndërtimi ku investimet janë shtrirë në të gjithë fushat, Kamza po performon më së miri duke qenë një nga qytetet më të zhvilluar në vend. Përmes investimeve në infrastrukturën arsimore ku padyshim është kampione në shkallë vendi, nuk kanë munguar as investimet në ujësjellës dhe kanalizime, krijim hapësirash publike përmes pedonalesh të reja, rritje të sipërfaqeve të gjelbëruara ku spikat zona e Liqenit të Paskuqanit etj. Sot bëhet fjalë për 3 pedonale ajo e liqenit të Paskuqanit ajo e Bathores si dhe së fundmi ka mbaruar dhe investimi në pedonalen në Frutikulturë.
Kur punimet kanë përfunduar kryeministri Edi Rama përmes një video në FB shkruan -”Pedonalja e Frutikulturës po merr formë dita ditës! Një investim që i jep frymë të re qytetit dhe krijon një hapësirë për të gjithë komunitetin”. Kujtojmë që pedonalja e re e Frutikulturës është 1.2 km shëtitore moderne me gjelbërim dhe hapësira ç’lodhjeje, kënde lojrash për fëmijë, zona rekreative për të rinj e të moshuar etj.
Start News