VIDEO/ Rama e pyet nëse është nipi i Enver Hoxhës, ja si i përgjigjet ministri i Brendshëm

Gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka pyetur Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, nëse ai ishte vërtet nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha sikundër është akuzuar shpesh nga opozita dhe Sali Berisha në mënyrë të veçantë.
Hoxha tha se babai i tij nuk është djali i Enver Hoxhës dhe se më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin sesa me ish-diktatorin.
Biseda:
Rama: Ti je ketej nga kjo zonë? Se ti origjinën e largët e ke andej…. Se ty bufi të thotë nipi i Enver Hoxhës. Ore edhe mund të ishe, s’ka ndonjë gjë.
Ervin Hoxha: Dëgjo, të lindësh diku dhe të kesh prindër ato që ke është një gjë që është fakt dhe nuk e ndryshon dot.
Edi Rama: Po ti je realisht nipi i Enver Hoxhës?
Ervin Hoxha: Babai im nuk është djali i Enver Hoxhës. Unë në fakt më shumë se me Enver Hoxhën bie kushëri me Musine Kokalarin. I falet doktorit ky gabim…
Edi Rama: Po ç’doktor mo aman… se e ke ti atë të demokratit, jo liri demokraci…
Ervin Hoxha: E di pse e kam o kryetar se kam qenë pjesë e administratës së tij. Po nuk i falet atij kur hyn te biografitë e të tjerëve. Dhe ketë ngatërresë e bën të qëllimshme. I falet tani se edhe mosha bën të vetën.