Aktualitet dhe Lajme
VIDEO/ Princ Leka shfaqet krah partneres së re në një ballo në Romë

Princ Leka i Shqipërisë është shfaqur përkrah partneres së tij të re, Blerta. Ata morën pjesë në eventin “Ballo dei Cento e non più Cento” i cili u mbajt në në kryeqytetin italian, Romë. Balloja mblodhi figura të rëndësishme nga familjet mbretërore, diplomatë dhe personalitete të njohura nga bota e modës dhe kulturës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Princ Leka ka shpërndarë një video dhe shkruajti se së bashku me Blertën përjetuan hijeshinë e këtij evenimenti.
“Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën,” shkruan Princ Leka.